Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në Tiranë, policia: Dyshohet se erdhi nga një lëndë plasëse


Policia ka dhënë detaje nga shpërthimi i ndodhur në Tiranë mbrëmjen e sotme.

Shpërthimi ndodhi në Rrugën e Dibrës midis një lokali dhe një hoteli.

Sipas policisë, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:40. Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 30.05.2020, rreth orës 22:40, në një rrugicë të ndërmjetme midis një lokali dhe një hoteli në rrugën e “Dibrës”, ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale tek të dy objektet.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *