Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet për në orën 19:00 tryeza e Këshillit Politik


Është shtyrë për në orën 19:00 tryeza e Këshillit Politik. Sot është dita e fundit kur shumica, opozita parlamentare e PD-LSI janë zotuar për miratimin e reformës zgjedhore.

Në takimet e ditëve të fundit palët kanë arritur disa marrëveshje siç janë kuota gjinore, financimi i partive e periudha zgjedhore ndërsa vijojnë të ndara për depolitizimin e administratës, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Ndryshimi i sistemit kërkohet më së shumti nga opozita parlamentar që përfaqësohet në këshill nga demokratja Rudina Hajdari.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *