Vendosni fjalën kyçe....

Sonte në mbrëmje merr jetë “ZWEBTV” – Projekti më i ri i Francesco Becchetti-t


Kush bën televizion në këtë gjeneratë të re ka mundësi të shfrytëzojë hapësirat virtuale, dhe këtë ka vendosur të bëjë dhe Francesco Becchetti me ZWEBTV.

Duke nisur nga sonte në mbrëmje, do të marrë jetë projekti më i ri i biznesmenit italian, që nga Shqipëria u largua veçse me kujtime të hidhura pas mbylljes së “Agon Channel” dhe konfiskimit të pasurive të tij nga qeveria shqiptare.

Por këtë radhë, Becceti nuk zgjedh yje të televizionit por yje të internetit.

ZWEBTV do të nisë sonte në orën 8:45 transmetimin në internet me një shfaqje të drejtuar nga Diletta Leotta, e cila do të jetë kumbara për kanalin që bashkon 16 personazhe që tashmë po shijojnë sukses të madh në internet dhe që sot po përpiqen t’i japin jetë këtij projekti të ri. Personazhet që do t’i bashkohen janë ndër më të ndjekurit në Itali.

Siç shkruan gazeta Repubblica, ZWEBTV do të jetë një përzierje e relevizionit dhe uebit dhe dëshiron të jetë Televizioni i parë në internet për brezat e rinj.

E famshmja Giulia De Lellis do të realizojë një program kushtuar bukurisë, ashtu siç do të bëjë dhe artistja e grimit Manuele Mameli.

Ndërsa Francesca Ferragni do të kujdeset për fitnesin. “Për ne, Z është fillimi i një sfide. Aty ku të gjithë ndalen, ne shkojmë më tej” – thotë sipërmarrësi, Francesco Becchetti.

Ai vazhdon: “Ne duam të shohim përpara, të thyejmë mykun dhe të mendojmë për një mënyrë të re për të provuar përmbajtjen dixhitale”

Francesco Becceti është sipërmarrësi italian që për shkak të kryeministrit Edi Rama, Shteti Shqiptar duhet t’i paguajë 110 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *