Vendosni fjalën kyçe....

Theu karantinën për të marrë pjesë në një festë, princi belg infektohet nga koronavirusi


Një princ belg është konfirmuar pozitiv me koronavirus, të cilin dyshohet se e ka marrë gjatë një feste të fshehtë në Spanjë, ku ka marrë pjesë në kundërshtim rregullat e distancimit social.

Lajmi u konfirmua nga Pallati Mbretëror. Siç shkruan BBC, princi Joachim, kishte udhëtuar nga Belgjika në Spanjë për një internship në datën 26 maj.

Dy ditë më vonë, ai shkoi në një festë në qytetin jugor të Kordoba-s. Sipas rregullave në Kordoba, një festë si kjo do të ishte në shkelje të rregullave, pasi lejohen vetëm mbledhjet me jo më shumë se 15 persona. E princi i Belgjikës, mendohet se ishte në mesin e 27 personave në festë.

Policia spanjolle ka nisur një hetim për festën. Ata që zbulohen se kanë shkelur rregullat e bllokimit mund të gjobiten deri në 10,000 euro.

Të gjithë ata që morën pjesë në aheng thuhet se janë në karantinë. Princi Joachim, është djali më i vogël i Princeshës Astrid dhe i 10-ti në linjë për fronin belg. BBC shkruan se ai ka simptoma të buta të koronavirusit.

Festa u raportua së pari nga gazeta spanjolle El Confidencial, e cila nuk e përmendi princin. Pas kësaj, mediat belge duke cituar pallatin mbretëror raportuan se nipi i mbretit Philipe ishte në Spanjë dhe kishte marrë pjesë në festën në fjalë.

Princi Joachim është në një lidhje të gjatë me një spanjolle, e cila quhet Victoria Ortiz.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *