Vendosni fjalën kyçe....

Trump i ndërpreu fondet OBSH-së, BE-ja thirrje presidentit amerikan: Rishqyrto vendimin


Bashkimi Evropian i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të rimendojë vendimin e tij për të ndërprerë financimin e marrëdhëniet e SHBA-ve me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Trump të premten e akuzoi OBSH-në se nuk iu përgjigj si duhet pandemisë dhe akuzoi agjencinë se ishte nën ‘kontrollin e plotë’ të Kinës.

SHBA-të janë burimi më i madh i mbështetjes financiare për OBSH-në dhe dalja e saj pritet të dobësojë ndjeshëm organizatën.

Trump tha se SHBA-të do i përdorin dollarët në të tjera organizata në të gjithë botën që kanë nevoja urgjente globale të shëndetit publik’, pa e përcaktuar se ku.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i kërkoi Trumpit të rishqyrtojë vendimin.

“OBSH-ja duhet të vazhdojë të jetë në gjendje të drejtojë reagimin ndërkombëtar ndaj pandemive, aktuale dhe të ardhshme. Për këtë arsye, pjesëmarrja dhe mbështetja e të gjithëve është e nevojshme dhe shumë e rëndësishme.” – tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *