Dy persona janë arrestuar një ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë, ku një 17-vjeçar humbi jetën në një kantier ndërtimi.
Personat e arrestuar janë: Ersel Mullai 32 vjeç, drejtues teknik si dhe Bujar Xhakeri, 29 vjeç.
Gjatë punimeve për hapjen e një sheshi parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë”,dje një 17-vjeçar gjeti vdekjen pasi është goditur me mjetin gërmues.
Adoleshenti Jaup Bekorataj, dyshohet se është goditur aksidentalisht nga skrepi, pasi drejtuesi e mjetit nuk e kishte parë.
Fillimisht u tha se adoleshenti punonte aty si ndihmës, e më pas doli se ishte duke kaluar rastësisht.