Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e 85-vjeçares te Sanatoriumi, Ministria e Shëndetësisë: Ende po analizohet shkaku i vdekjes


Ministria e Shëndetësisë jep detaje lidhur me vdekjen e një gruaje 85-vjeçare e cila ka ndërruar jetë pak ditë më parë në Spitalit Shefqet Ndroqi.

Genta Qiriako nga Instituti i Shëndetit Publik, e cila bëri përditësimin e të dhënave për ditën e sotme, tha se gruaja e moshuar vuante nga disa sëmundje të rënda dhe me koronavirus u konfirmua vetëm pas një testi pas vdekjes. Mirëpo koronavirusi nuk është përcaktuar ende si shkak i vdekjes së të moshuarës pasi rasti ende po analizohet nga mjekët.

“Ne lidhje me ndërrimin jete të një 82 vjeçare në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, e cila vuante nga Fibroza pulmonare, stadi i fundit, insuficienca kardiake, fibrilacion atrial, diabet mellitus dhe HTA, sqarojmë se, me gjithë ndihmën e dhënë, 82 vjeçarja ka jetuar vetëm disa orë. Analiza për coronavirus ka rezultuar pozitive pas vdekjes. Por shkaku i vdekjes, nëse ka qënë koronavirusi përgjegjegjës, po analizohet nga stafi mjekësor i spitalit ”Shefqet Ndroqi”.”- tha Qiriako.

Në disa media qarkulloi lajmi dje se një e moshuar e konfirmuar me koronavirus kishte vdekur, por që Ministria e Shëndetësisë nuk e kishte raportuar si rast.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *