Vendosni fjalën kyçe....

1 qershori nis me masa lehtësuese, s’ka më zona të kuqe


Pas fundjavës së parë pa kufizime në qarkullim (duke përjashtuar kalimin nga zonat e kuqe në të gjelbra e anasjelltas), muaji qershor ka filluar me masa të reja lehtësuese për shqiptarët. E nga sot nuk do të ketë më zona të kuqe apo të gjelbra.

Siç ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga sot do të hapen të gjithë kufijtë tokësorë duke hequr karantinimin dy javor. Masa e vendosjes së karantinës dy/javore do të mbetet në fuqi vetëm në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore. 

Ndërkohë nga 1 qershori do të hapen edhe plazhet, edhe pse nën masa sigurie duke ruajtur distancën sociale dhe kushtet higjieno-sanitare.

Parqet, palestrat, qendrat e internetit, kampionati i futbollit si dhe kurset profesionale apo dhe argëtuese, edhe këto do lejohen nën rregulla të rrepta sigurie.

Por transporti publik do të jetë i mbyllur. 23 qershori është përcaktuar si dita e fundit e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe deri atëhere do të jenë të ndaluara të gjitha aktivitetet kulturore, kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike, tubimet e çdo lloji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *