Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorët i shkojnë në zyrë Bashës


Ambasadorët e SHBA-së, BE-së e Britanisë së Madhe kanë shkuar në selinë e PD-së.

Ditën e sotme kryedemokrati Basha zhvilloi një takim me ekspertët e reformës zgjedhore e më pas me aleatët. Takimet vijnë një ditë pas përfundimit të afatit për miratimin e reformës zgjedhore.

Takimi prej katër orësh i zhvilluar mbrëmjen e djeshme nuk u përmbyll me marrëveshje.

Palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët për identifikimin biometrik në zgjedhje dhe për formimin e qeverisë tranzitore 100 ditë para zgjedhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *