Vendosni fjalën kyçe....

AMT-ja shkon në Korçë, mbledh firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar


Në turin e saj për të mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ditën e sotme është ndalur në Korçë.

Përballë tetarit të qytetit ata ftuan qytetarët e Korçës për të firmosur peticionin.

Qytetarë dhe përfaqësues politikë u bënë bashkë, përpara hyrjes së teatrit “Andon Zako Cajupi”.

Ashtu siç ka deklaruar dhe Budina kërkesat mbeten të njëjta, ringritjen e godinës siç ishte dhe hetim për mënyrën se si u ndërhy për shembjen e saj.

Protesta e teatrit u organizua në dy qytete të juglindjes, në Pogradec dhe Korçë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *