Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Floqit në Korçë, pas një viti nuk janë kompensuar për pasojat e tërmetit


Tërmeti i 1 Qershorit të vitit të kaluar në fshatrat e Korçës, dëmtoi rreth 88  banesa.

Por pas një viti ka ende banorë të cilët nuk kanë marrë dëmshpërblimet që u takojnë.

Janë rreth 51 kryefamiljarë që presin prej një viti të marrin kompesimet për banesat që u dëmtuan nga tërmeti prej 5 ballësh.

Në një kronikë për RTSH Korça, banorët konfirmojnë se nuk kanë marrë paratë.

Ndërkohë 18 prej banesave u ndërtuan nga fillimi, ndërsa 19  u rikonstruktuan totalisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *