Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Kombinati: Qytetarët e kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie është i afërt


Kreu i Partisë Demokratike ka deklaruar nga Kombinati në Tiranë se kriza e pa prekur edhe këtë zonë ashtu si mbarë vendin.

Basha zhvilloi takime me bizneset e qytetarët të cilët i shprehën shqetësimet se nuk i plotësojë dot as nevojat më minimale. Kryedemokrati tha se ndërsa kryeministri shëtit me avion charter nëpër Europë, qytetarët janë lënë në mëshirë të fatit.

Basha theksoi gjithasshtu se qytetarët e kanë kuptuar se fundi i qeverisë është i afërt dhe se ata do i bashkohen alternativës së PD-së për një qeverisje që do e kthejë vendin në normalitet.

“Në zonën e Kombinatit në Tiranë situata është si kudo në Shqipëri. Ka një rënie të konsumit si kurrë më parë. Realiteti është i njëjtë kudo, bizneset po falimentojnë dhe njerëzit nuk plotësojnë dot as nevojat minimale. Kryefjala e kësaj situate të rënduar janë listat e personave që nuk kanë mundësi të paguajnë tek dyqanet e bukës dhe ushimeve.

Varfëri kudo, biznese dhe qytetarë të lënë në mëshirë të fatit. Ndërkohë Edi Rama bredh në Europë me mijëra euro me charter, para që do të mjaftonin për të mbajtur mijëra biznese dhe familje në nevojë.

Kjo situatë e tmerrshme ka një përgjegjës, atë që ka vënë interesat e qytetarëve në funksion të xhepave të tij.

Ky realitet i neveritshëm në të cilin jetojmë duhet të ndryshojë sa më parë.

Qytetarët e kanë kuptuar se fundi i kësaj qeverie është i afërt. Ata do t’i bashkohen alternativës sonë për një qeverisje që do ta kthejë vendin në normalitet.” – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *