Vendosni fjalën kyçe....

Bien sërish shifrat e koronavirusit në Itali, 60 viktima dhe 179 të infektuar në 24 orët e fundit


Situata e koronavirusit në Itali, nga dita në ditë duket më optimiste, me shifra që tregojnë tendencë ulje.

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 60 persona duke shkuar në 33 475 në total.

Edhe numri i të infektuarve të rinj është ulur 178 raste në një ditë duke shkuar në 233 197 persona në total. Një ditë më parë numri i të vdekurve ishte 75.

Ndërkohë në Lombardi numri i të vdekurve është 19 persona duke e çuar në 16.131 numrin total të vdekjeve në këtë rajon.

Ndërkohë që të infektuarit e rinj janë 50 persona duke shkuar në 89.018 që prej nisjes së pandemisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *