Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën një pacient te infektivi, Ministria: Ndërroi jetë nga arresti kardiak, ishte me COVID-19 por asimptomatik


Një 88 vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv. Ministria ka dhënë shpjegime duke sqaruar se i moshuari ishte bartës i COVID-19 por asimptomatik.

Sipas Ministrisë shkaku i humbjes ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respirator.

“Ndërron jetë 88 vjeçari në spitalin infektiv, asimptomatik nga covid19. Një pacient 88 vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore. I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen.

88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave”-thotë Ministria.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *