Vendosni fjalën kyçe....

Ish-gjyqtarja kallëzon në SPAK anëtaren e KPK-së: Fshehu shkarkimin


Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion nga ish-gjyqtarja Hajrie Muçmata e shkarkuar nga organet e vettingut.

Kallëzimi i cili mban ditën e sotme është dorëzuar nga Muçmata e shkarkuar nëntor të vitit të kaluar, ku pjesë e trupës ishte edhe Alma Faskaj, raporton Abc news.

Ajo e akuzon këtë të fundit për falsifikim të dokumenteve pasi nuk ka deklaruar shkarkimin nga detyra në vitin 1996 nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Më herët anëtari i KPA-së Luan Daci, është pezulluar dhe nën hetim nga SPAK për akuza të ngjashme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *