Vendosni fjalën kyçe....

“Kjo s’ka të bëjë me vdekjen e George Floyd-it” – Sportisti përballet me adoleshentët e maskuar (Video)


Kampioni i peshave të lehta të UFC, Jon Jones, e mori ligjin në duart e tij teksa përballej me vandalët në qendër të qytetit Albuquerque, New Mexico, në mes të trazirave të vazhdueshme në të gjithë SHBA-të pas vdekjes së George Floyd.

Në një video të ndarë me 5 milionë ndjekësit e tij në Instagram, Jones u përball me një grup të rinjsh të maskuar, që po mbanin kanaçe me llak gjatë protestave të dielën natën.

“Më jep llakun”, mund të dëgjohet sportisti duke bërtitur ndërsa ai ndjek një të ri në rrugë.

Në një mesazh që shoqëron videon, Jones e bëri të qartë qëndrimin e tij mbi shkatërrimin e përhapur në të gjithë SHBA-të.

“A është kjo për George Floyd?!

Pse po e shkatërroni qytetin tonë. Si afro-amerikan edhe unë jam i irrituar por nuk është kjo mënyra për të vepruar. Të gjithë prindërit tuaj duhet të flasin me ju e t’ju thërrasin në shtëpi.” – thotë Jones.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *