Kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe familja e tij kanë dalë pozitivë në testet për koronavirusin. Kryeministri Pashinyan thotë se ai ndoshta e ka marrë virusin gjatë një takimi pune. Ai thotë se nuk ka simptoma.
“Nuk kam ndonjë simptomë, vendosa të bëj një provë pasi planifikoja të vizitoja vijën e parë”- tha Pashinyan. As anëtarët e familjes së tij nuk kanë simptoma.
Siç shkruajnë mediat armene, kryeministri tani do të izolohet në vendbanimin e tij dhe do të vazhdojë të punojë në distancë.