Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha Elizabeth shihet për herë të parë në publik që prej bllokimit nga koronavirusi


Mbretëresha Elizabeth është fotografuar për herë të parë që prej bllokimit të Britanisë së Madhe si pasojë e koronavirusit.

Siç shkruan BBC, monarkja 94-vjeçare është fotografuar teksa kalëron në oborrin e Kështjellës së Windsor-it, me kalin e saj 14-vjeçar që e quan Balmoral Fern.

Mbretëresha Elisabeth II ka qenë e izoluar aty me bashkëshortin e saj 98-vjeçar dhe një numër të vogël stafi.

Hera e fundit që mbretëresha u fotografua në publik ishte kur u largua nga Pallati Buckingham për në shtëpinë e saj në Berkshire, në datën 19 Mars.

Së bashku me të qëndronte edhe një prej dy qenve, i cili ishte ulur pranë saj dhe shihte nga dritarja e makinës. I vetmi nga familja mbretërore britanike që ka pasur probleme me koronavirusin është Princi Charles, i cili u kurua në shtëpinë e tij.

Mbretëresha ka bërë dy fjalime televizive drejtuar kombit gjatë bllokimit. Një gjë shumë e rrallë për të.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *