Messi do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës
Lionel Messi (32 vjeçar) nuk do të aktivizojë klauzolën e largimit nga Barcelona këtë vit, ai do të qëndrojë, të paktën deri më 2021, pasi afati skadon këtë të diele, raporton AS.
Argjentinasit në kontratë i shkruan se duke nisur nga ky vit, ka të drejtë të largohet kur do të dojë falas, por Leo asnjëherë nuk e ka konsideruar largimin nga Camp Nou, diçka që ka shtyrë klubin të besojë për rinovimin e kontratës në mënyrë që t’i varë atletet te Barça.
Vazhdimisht Interi dhe Manchester City kanë qenë në pritje të një ndodhie në Barcelona për të afruar Messin, por duket se pritja e tyre do të jetë pafund.