Vendosni fjalën kyçe....

Opozita e Bashkuar kërkon sërish mbledhjen e Këshillit Politik për zgjedhoren


Opozita e Bashkuar nuk është tërhequr nga diskutimet për Reformën Zgjedhore. Ata kanë kërkuar mbledhjen e radhës së Këshillit Politik.

Opozita e Bashkuar ka propozuar të mblidhen ditën e nesërme, ku kanë kërkuar zhvillimin e Këshillit Politik në orën 17:00.

Njoftimi:

Përshëndetje

Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhenden e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00.’

Përfaqësuesit e Opozitës

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *