Vendosni fjalën kyçe....

Patën kontakte me nënkryetarin e LSDM-së, vetëizolohen ministri dhe këshilltari i Zaevit


Vetëizolohet ministri për Shoqëri Informatike dhe dhe Administratës në Maqedoninë e Veriut, Damjan Mançevski. Kjo për shkak se ka patur kontakte me nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri që rezultoi pozitiv me koronavirus një ditë më parë.

Mançevski do të qëndrojë në vetëizolim për 14 ditë derisa të konfirmohet që ai nuk është i prekur nga COVID-19.

“Sipas rekomandimeve të epidemiologëve, për shkak të takimit me shokun dhe kolegun tim Muhamed Zekiri, në nëntë ditët e ardhshme do të jem në vetizolim. Në takim ishin zbatuar protokolle shëndetësore, por megjithatë rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë janë më të rëndësishme dhe duhet t’i respektojmë. Mukit dhe familjes së tij i dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë të tjerëve Ju dëshiroj shëndet të mirë”, shkroi ministri Mançevski, citon Alsat.

Në vetëizolim është futur edhe këshilltari për marrëdhënie me publikun i kryetarit të Qeverisë, Marjan Zabërçanec, i cili të enjten pasdite kishte qenë në mbledhje me Zekirin.

Ai thotë se gjatë takimit, ishin zbatuar rekomandimet për distancë fizike, bartja e maskës dhe përdorimi i mjetit për dezinfektim para dhe pas takimit.

“Gjithsesi, për shkak të shmangies të rrezikut edhe më të vogël, do ta zbatoj vetizolimin e rekomanduar. Nuk kam kurrfarë simptoma, ndërsa do të testohem gjatë javës. Muhamedit dhe familjes së tij iu dëshiroj shërim të shpejtë. Të gjithë t’i respektojmë masat dhe rekomandimet e epidemiologëve dhe në këtë mënyrë të mbrojmë vetveten dhe të gjithë rreth nesh”, shkroi Zabërçanec.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *