Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy makina në Burrel, plagosen 5 persona


Pesë persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në Burrel.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Burrel-Klos ndërsa në aksident janë përfshirë mjeti me targë AA460CU dhe ai me targë AA208AI.

Gjatë përplasjes kanë mbetur të lënduar drejtuesit e mjeteve dhe 3 udhëtarë. Të gjithë të plagosurit janë dërguar në spital ku janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Burrel-Klos, ka ndodhur një aksident rrugor, duke shkuar menjëherë në vendngjarje. Nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se janë përfshirë në aksident automjetet me targa AA 460  CU dhe AA 208 AI, dhe si pasojë janë dëmtuar  drejtuesit e mjeteve shtetasi H. K.,  dhe shtetasja B.H,  si dhe 3 pasagjer,  të cilët ndodhen në spitalin e Burrelit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *