Dy makina janë përplasur në kryqëzimin e rrugës 5 Maji në Tiranë.
Për pasojë janë plagosur drejtuesi i njërit prej mjeteve dhe dy fëmijët e tij të mitur, 10-vjeç e 5-vjeç.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14 të ditës së sotme ndërsa tre të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
“Më 01.06.2020, reth orës 14:10, tek kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, është përplasur mjeti me drejtues shtetasin E.T., me mjetin me drejtues shtetasin G.D. Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i mjetit shtetasi G.D., dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”