Teksa SHBA-të janë përfshirë nga protesta të dhunshme, përplasje ka pasur jo vetëm mes policisë e qytetarëve por edhe mes këtyre të fundit me njëri-tjetrin.
Në një video me pamje të rënda, shihen disa qytetarë që dhunojnë në mënyrë barbare një tjetër person duke e lënë të shtrirë pa ndjenja në tokë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Dallas në fundjavë, 6 ditë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd, i cili pasi u dhunua nga policia humbi jetën në paraburgim.
Presidenti Trump e kryeprokurori Barr kanë deklaruar se pas protestave të dhunshme qëndrojnë radikalët e majtë të cilët po e instrumentalizojnë protestën për qëllime politike.
Ditën e djeshme kreu i Shtëpisë së Bardhë e shpalli si organizatë terroriste Antifa-n, një organizatë radikale të majtë.