Një protestues në Nju Jork u gjend shpejt në tokë teksa kishte hipur mbi kofanon e një makine policie. Ai po u bënte thirrje protestuesve të tjerë teksa një oficer policie e mbërthen nga këmbët e më pas e shtrin përtokë.
Të tjerë policë afrohen shpejt duke e rrethuar protestuesin e duke e goditur. Pamjet e incidentit kanë ngjallur si lavdërim ashtu edhe zemërim në mediat sociale.
Automjete të panumërta policie janë vandalizuar dhe shkatërruar në trazirat e vijueshme në të gjitë SHBA-të.
Protestat nisën 6 ditë më parë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd në Mineapolis dhe më pas janë shtrirë në pjesën më të madhe të SHBA-ve.
Të nisura fillimisht për të kërkuar drejtësi, ato janë shndërruar në të dhunshme me protestuesit që nuk kanë kursyer as dyqanet në mbarë SHBA-të.