Protestuesit në Uashington DC i kanë vënë flakën një kishe historike, që ndodhet vetëm 300 metra larg Shtëpisë së Bardhë.
Teksa kishin mësyrë rrugët për të protestuar, ata i vunë zjarrin Kishës Episkopale të Shën Gjonit në sheshin Lafayette, një pikë referimi historik.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan flakët që përpinë godinën historike ndërsa muret e saj të jashtme janë shkarravitur me mbishkrime të ndryshme.
Policia u detyrua të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e rebeluesve dhe të çajë rrugën për zjarrfikëset.
Kisha është ndër monumentet më të njohura në Uashington DC dhe është vizituar nga çdo president i SHBA-ve që kur është ndërtuar para dy shekujsh.