Kryeministri Rama ka shigjetuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Kurti, për ndalimin e kamionëve të Shqipërisë në kufirin me Kosovën për dezinfektim.
Ai shkruan se Shqipëria është ndër vendet e para që i ka hapur kufijtë ndërkohë që shumë vende në rajon e botë nuk e kanë bërë ende këtë gjë.
“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”E kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo? E pra, unë kam njëmijë të meta, po nuk gënjej dhe mirë a keq them atë që bëj dhe bëj atë që them! dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur! prandaj durim, besim dhe kujdes nga nxitimi në ngrënien e rrenave se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, shkruan Rama në Twitter.