Vendosni fjalën kyçe....

Reforma Zgjedhore, ambasadorët Kim, Soreca dhe Norman i shkojnë në zyrë Bashës


Pas dështimit të tryezës së mbrëmjes së kaluar për Reformën Zgjedhore, sot i shkojnë në zyrë kryedemokratit Lulzim Basha diplomatët e huaj në vendin tonë.

Mësohet se ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE-së Soreca dhe ai britanik Duncan Norman do shkojnë në selinë blu rreth orës 15:00.

Ky takim vjen një ditë pasi palët politike dështuan të arrinin në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.

Kryedemokrati Lulzim Basha, u zotua më 26 maj u zotua para Yuri Kim se Reforma Zgjedhore përfundon më 31 maj por kjo nuk ndodhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *