Pas dështimit të tryezës për Reformën Zgjedhore mbrëmjen e kaluar, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u kërkon palëve të arrijnë menjëherë një marrëveshje.
Ai thotë se kjo marrëveshje duhet të arrihet patjetër tani, në mënyrë që të nisin negociatat për anëtarësimin e vendit në BE. Po ashtu Soreca kujton se Reforma Zgejdhore duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e ODIHR.
“Rregullimi elektoral në përputhje plotësisht me rekomandimet e OSBE / ODHIR është kusht i domosdoshëm për të ecur përpara në Flamurin e Bashkimit Europian. Një marrëveshje e menjëhershme nga të gjitha palët në Këshillin Politik është e mundshme dhe duhet të konkludohet tani për të filluar negociatat e pranimit në Bashkimin Evropian sa më shpejt që të jetë e mundur”– shkruan Soreca.