Vendosni fjalën kyçe....

Spanja raporton për herë të parë asnjë vdekje nga koronavirusi

Spanja pas disa muajsh në panik, këtë fillim qershori nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi. Të dhënat e fundit tregojnë se në Spanjë janë konfirmuar vetëm 71 raste të reja pozitiv me Covid -19 dhe asnjë viktimë.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se deri më tani numri i viktimave nga koronavirusi në Spanjë ka shkuar në 27.127 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 239 638.

Këtë të hënë në Spanjë rreth 70 % e popullsisë tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të lehtësimit të masave kufizuese.

Ndërkohë që Madriti vijon të jetë një ndër qytetet që akoma nuk është zbatuar sërish lehtësimi i masave kufizuese ndaj koronavirusit

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *