Vendosni fjalën kyçe....

Tenderi i dyshimtë për parkun Rinia, 7 kompani u skualifikuan se nuk kishin saldatriçe, kopshtarë, hidraulikë


Sot më 1 qershor hapet për qytetarët parku Rinia. Mirëpo Open Data ka ndezur sinjalin e kuq lidhur me tenderin prej 1 miliardë lekësh për rehabilitimin e parkut Rinia.

Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data, në këtë tender kanë marrë pjesë 8 operatorë ekonomikë, dhe shtatë prej tyre janë skualifikuar.

Kompania fituese e tenderit 1 miliard lekësh u shpall Agi Kons. Këtë procedurë Open Data e ka vendosur nën “flamurin e kuq”.

Nga arsyetimet e dhëna rezulton se të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në garë kanë shfaqur probleme që kanë të bëjnë me kapacitetin teknik ose nuk kishin deklaruar saldatriçe, apo nuk kishin punonjës me dëshmi si kopshtar.

TË DHËNAT E OPEN DATA:

E megjithatë duket se dhe kompania fituese i ka pasur këto probleme, të paktën nëse shohim pamjet që kanë qarkulluar dy ditët e fundit, me punimet në parkun Rinia.

Aty kemi parë të angazhuar dhe punonjës të bashkisë së ndërmarrjes së pastrimit gjelbërimit të Bashkisë së Tiranës. Ata janë angazhuar të bëjnë një punë që i takonte kompanisë.

Kontrata e lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe kompanisë parashikonte një kohëzgjatje prej 8 muajsh dhe ka nisur që në korrik të vitit të shkuar. E ende ska përfunduar e që Veliaj të mbante premtimin për ta hapur më 1 qershor, i janë futur punës dhe punonjësit e bashkisë. Edhe barin që nuk ka mbirë, e kanë shtruar më mirë me tapet sintetik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *