Një makinë e cila ishte nisur nga kufiri, greko-shqiptar është ndjekur dhe më pas ndaluar nga policia e shtetit fqinj.
Fillimisht mjeti nuk i është bindur postbllokut të policisë greke dhe pas ndjekjes është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Gjithashtu u identifikua dhe më pas u arrestua edhe pronari i mjetit, shtetas grek. U sekuestruan 3 celularë dhe 200 euro.