Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Ky 1 qershor është i trishtë, Shahini hesht për abuzimin e 15-vjeçares


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në një postim në rrjetet sociale me rastin e 1 qershorit ka ngritur disa nga shqetësimet që hasin fëmijët në vendin tonë.

Ajo e quajti këtë ditë të trishtë, për shkak të problemeve që kanë fëmijët duke renditur disa nga shqetësimet më të mëdha.

Vokshi, theksoi se sot autoritetet nuk kanë reaguar për disa nga çështjet që kanë prekur fëmijët duke përmendur rastin e të miturës që u abuzua nga roja dhe disa të rinj dhe ministrja Shahini nuk ka reaguar për asnjë moment.

Postimi i plorë:

Sot është 1 qershori. Një ditë që duhet të ishte e mbushur me zërat gazmorë të fëmijëve dhe gëzimin e tyre të çiltër. Por sot, 1 qershori nuk ishte i tillë, ishte një ditë e trishtë.

U mendova shumë për të shkruar një mesazh standard urimi për të gjithë fëmijët. Por si t’i uroja ato qindra mijëra nëna që sot nuk kanë me ç’ti gëzojnë fëmijët e tyre? Çfarë urimi të bëja për nënat me sytë e trishtuar e me lot për fëmijët që janë larguar për një jetë më të mirë? Çfarë urimi mund t’i bëja mijëra fëmijëve që nuk marrin dot kura e ilaçe sepse shëndetësia falas ishte një mashtrim i madh? Po për ata dhjetëra mijë fëmijë që nuk kanë asnjë mundësi arsimimi sepse nuk shkojnë dot në shkollë dhe Qeveria nuk ju mundëson as internetin falas për mësimin on line?

Ndaj vendosa që sot të solidarizohem me lotin dhe dhimbjen e çdo nënë që nuk ka mundësi të ushqejë fëmijën e saj 3 vakte në ditë; me prindërit që detyrohen t’i nxjerrin fëmijët për të mbledhur qymyr për disa qindarka më shumë; me nënat që sot vuajnë dhunën e përditshme institucionale të shtetit që i ka braktisur.

Në mëngjes lexova një status drithërues të gazetares Anila Hoxha, e cila kishte shpjeguar me detaje, që shumë prej nesh nuk i dinin, një ngjarje tronditëse të bërë publike ditët e fundit. Ishte një histori tronditëse e abuzimit me një vajzë të mitur vetëm 15 vjec nga roja I shkollës dhe disa të rinj. Jo vetëm ngjarja ishte shumë e rëndë, por më ulëritës ishte fakti që as drejtori i shkollës, as psikologu, as mësuesit, as policia, as punonjësi i sigurisë, as fqinjët….askush nuk kishte folur, askush nuk kishte reaguar aq më pak dënuar…

Ky është rasti tipik kur propaganda e Ramës me projektin “Oficerët e Sigurisë në Shkolla” nuk e mbrojti dot vajzën e mitur, viktimë e rojës maniak, që merret në mbrojtje nga drejtuesi I shkollës, që me shumë gjasa udhëhiqet vetëm nga urdhri partiak e jo nga ndërgjegjja e përmbushjes së përgjegjësive për kujdesin ndaj fëmijëve.

Ky është rasti tipik kur policia e shtetit nuk mbron fëmijët, por kriminelin, përdhunuesin e trafikantin.

Ky është rasti tipik i asaj ndjenje paniku që ndjen çdo nënë që i çon fëmijët në shkollë e rrin me frikën që atje mund t’ja dhunojnë sepse shteti nuk i mbron, policia nuk reagon, organi akuzës nuk heton.

E si në çdo rast të ngjashëm, Ministrja Shahini shkëlqeu me heshtjen e saj.

Po si nuk pamë një reagim të grave Ministre? Apo grave deputete? Apo zëvendësministre? Apo drejtuese të tjera? Apo mirëqenia e një vajze nga një familje e thjeshtë në Kamëz, nuk hyn në agjendat e tyre të ngjeshura me mbledhje e takime ku shpalosin raportet për arritjet propagandistike e plot statistika shumëngjyrëshe në luftën kundër dhunës ndaj fëmijëve që nuk harrojnë t’i dërgojnë të paketuara bukur në çdo ambasade apo organizëm ndërkombëtar.

Nuk arrij të kuptoj si është e mundur që një Ministre e Arsimit nuk reagon për një ngjarje kaq të rëndë??? Po për çfarë dreqin duhet një ministre që nuk reagon për asgjë e hesht për çdo gjë?

A ka ndonjë ndjenjë faji kjo grua për derexhenë ku e ka katandisur arsimin? Kur në oborret e shkollave shitet drogë dhe brenda shkollave nxënëset ngacmohen, dhunohen e përdhunohen edhe nga mësues e roje??

A e bën gjumin rehat Besa Shahini, apo nuk ka asnjë ndjesi meqenëse asgjë s’e lidh me realitetin që ne jetojmë në Shqipëri?? E meqenëse nuk është për asgjë, le të ikë sa më parë!!!

Ku janë shoqatat në mbrojtje të fëmijëve që nuk flasin?? Kaq pak vlerë ka një jetë e mirëqenë dhe e dinjitoze për një vajzë të mitur sa nuk merr dot as vëmendjen e shoqërisë civile, organizatave ndërkombëtare për reagim??

Që nesër kjo ngjarje të mos na ndodhë ne, duhet që sot të reagojmë të gjithë ndaj sistemit shkollor të kalbur, thellësisht të politizuar, të paaftë që ka ngritur Rama – Nikolla – Shahini.

Në vetëm një vit sa raste ngacmimi, dhunimi e përdhunimi të vajzave të mitura brenda shkollave. A ju kujtohet rasti i Kavajës ku një vajzë e mitur u dhunua nga disa djem? Apo rasti i Arapajt ku një vajzë u dhunua brenda ambjenteve të shkollës nga djali i kryeplakut? Po rasti Fierit ku nxënësja u ngacmua nga mësuesi /it? A ka vepruar drejtësia për këto raste? Në dijeninë time, në asnjërin prej këtyre rasteve organet e drejtësisë nuk kanë bërë drejtësi, sepse dhunuesit kanë lidhje me partinë shtet.

E në këtë 1 qershor në vend të një urimi, unë kam vetëm një mesazh për çdo nënë:

Mbroni vetë Fëmijët tuaj nga mungesa e Shtetit!

Mbroni Fëmijët Tuaj
Shteti Mungon

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *