Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK një padi penale për kryeministrin Rama, kryebashkiakun Veliaj e dhjetëra zyrtarë institucionesh lidhur me prishjen e Teatrit Kombëtar e atij Eksperimental.
Ata paditen për 9 vepra penale ndërsa padia u dorëzuar pasditen e sotme nga ish-deputetja Albana Vokshi dhe Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata.
Në listën e të paditurve përveç dyshes Rama-Veliaj bëjnë pjesë edhe dhjetëra emra drejtorësh të bashkisë e institucionesh të tjera shtetërore.
Kallëzimi është për kryerjen e 9 veprave penale të mëposhtme
- “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga neni 150 i K.Penal,
- “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, parashikuar nga neni 154 i K.Penal, “Shkatërrimi i veprave kulturore”, parashikuar nga neni 160 i K.Penal,
- “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal,
- “Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i K.Penal,
- “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga
- neni 259 i K.Penal,
- “Korrupsioni pasiv i funksionareve te lartë shtetërorë ose i te zgjedhurve vendore”, parashikuar nga neni 260 i K.Penal,
- “Organizata kriminale”, parashikuar nga neni 333 i K.Penal
- “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334 i K.Penal.
Kallëzimi drejtohet kundër
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë;
Erjon Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tirane;
Arbjan Mazniku, Alban Dokushi, Taulant Tusha, Erindi Bejko, Jonida Halili, Julinda Dhame, Ditjon Baboci, Dhimitraq Furxhi, Frida Pashako, Berta Piro, Laura Deliu, Elena Jaupaj, Jetmir Hasa, në cilësinë e nëpunësve civilë pranë Bashkisë Tiranë dhe propozues për shembjen e Teatrit Kombëtar;
Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë;
Ing. Agron Hysenlliu, Ing. Afrim Cenga, Ing. Artur Hasantare, Ing. Olsi Nunaj, Ing. Elbarina Nunaj, në cilësinë e funksionarëve të Institutit të Ndërtimit.
Dallëndyshe Bici, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit