Prokuroria e stambollit ka kërkuar deri në 10 vjet burg për aksionerin e Air Albania, Sinan Idrizi, lidhur me akuzat e mashtrimit.
Idrizi akuzohet nga biznesmeni turk, Adnan Polat, që njihet edhe si is-presidentit i klubit Galatasaray, se i ka marrë 3.5 milionë dollarë të cilat nuk ia ka kthyer.
Sipas biznesmenit turk, Idrizi është futur garant për blerjen e një kompanie që merret me markimin e karburantit, një aferë që do i kushtonte Polatit 17 milionë dollarë.
Sipas tij, Idrizi i ka dalë garant për blerjen e saj por fillimisht duhet të bënte një parapagim prej 3.5 milionë dollarësh, shumë e cila i është dhënë.
Por pas dështimit për blerjen e kompanisë GFI, Polat i ka kërkuar Idrizit kthimin e shumës së dollarëve, por nuk ka marrë gjë sipas tij.
Lidhur me këtë çështje ai i është drejtuar prokurorisë së Stambollit duke e akuzuar Idrizin për mashtrim.