Ambasadori Britanik në Tiranë, Doncan Norman, pas mbledhjes me Këshillin Politik deklaroi se palët bënë përparim.
Thelbësore sipas tij është që palët të përfundojnë nesër Reformën Zgjedhore.
“Sot u bë një përparim i mirë, por mbetet punë për t’u bërë. Është thelbësore që këtë ta përfundojmë nesër, që jo vetëm që Shqipëria të vazhdojë rrugëtimin evropian, por edhe votuesit shqiptarë të kenë zgjedhje më të mira në zgjedhjet e ardhshme”- tha Norman.