Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Laç, i dyshuari thotë se u vetëplagos në shtëpi


Të tjera detaje bëhen të ditura lidhur me ngjarjen e së shtunës në Laç, ku u vranë dy biznesmenë të njohur, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.

Një nga autorët është 21-vjeçari Kreshnik Tusha, i cili u paraqit në spital me një plumb në këmbë në të njëjtën mbrëmje. Gazeta Panorama shkruan se i riu sapo ishte liruar nga burgu, ku ishte mbajtur për vepra të tjera penale. 

Grupi hetimor dyshon që ai të jetë plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në vendin e ngjarjes, por ky fakt është mohuar nga i riu.

Në përplasjen me armë, hetuesit dyshojnë se ka mbetur i plagosur dhe i dyshuari i cili është marrë me automjet nga dy persona të tjerë, e më pas janë larguar përgjatë autostradës në drejtim të Milotit.

Pak minuta pas ngjarjes, Kreshnik Tusha u shfaq në Urgjencën e Spitalit të Laçit me familjarët, të cilët u thanë mjekëve se djali ishte vetëplagosur me armë zjarri në shtëpi.

Por policia ka dyshime të forta se është pikërisht i riu personi që ka qëlluar në drejtim të dy biznesmenëve dhe është larguar i plagosur nga skena e krimit.

Për këtë arsye po analizohen njollat e gjakut në skenën e krimit, për të parë nëse ka përputhje.

Paraprakisht dyshohet se ky atentat ka qenë i planifikuar dhe paguar nga persona të tjerë, që kanë konflikte me Bujar Hasanin dhe Paulin Gjergjin. Kjo për shkak të skemës dhe organizimit të këtij atentati, pasi autorët kanë gjetur kohën dhe vendin më të përshtatshëm për të vepruar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *