Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur emrat në qeverinë e re nga radha e subjektit të tij.
‘’Pas një diskutimi të gjatë për sfidave që do na presin në këtë qeveri dhe pas disa javëve negociata me partnerët. Do kemi sfida imediate sikur ajo e pandemisë dhe kriza ekonomike, pastaj dhe me dialogun dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Më ka mbështetur kryesia në këto kohë’’-ka thënë Hoti në konferencën për medie.
“Unë besoj që me këtë ekip dhe ekipin që presim të na prezantohet sonte nga partnerët e koalicionit do të bëjmë bashkë një ekip e cila do të zbatojë programin qeverisës për të cilin jemi dakorduar me të gjithë partnerët“- tha Hoti.
Këta do të jenë emrat e LDK-së në qeverinë e re:
Driton Selmanaj zëvendëskryeminsitër,
Hykmete Bajrami Ministre e Financave,
Besian Mustafa Ministrër i Bujqësisë,
Vlora Dumoshi minsitre e MKRS’së,
Anton Quni Ministër i Mbrojtjes,
Arban Abrashi Ministër i infrastruktës,
Armend Zemaj Ministër i Shëndetësisë.