Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i mbytur një 37-vjeçar në Durrës, policia jep detajet


Një person është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.

Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *