Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur një i ri sirian në Durrës


Foto ilustruese

Një trup i pajetë është gjetur herët sot në lagjen nr.1 në qytetin e Durrësit, pranë ish-hotel Vollgës.

Policia thotë se bëhet fjalë për një emigrant sirian, i moshës rreth 20 vjeç, por identiteti i tij nuk është zbular ende.

Në trupin e viktimës janë gjetur njolla gjaku, e policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e vdekjes së tij.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 06:30, në lagjen nr.1,Durrës , në rrethana ende të paqarta është gjetur i pa jetë, një shtetas Sirian, rreth 20 vjeç, i seksit mashkull.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *