Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në burg 65-vjeçarin e të riun që akuzohen se abuzuan seksualisht me 15-vjeçaren në Tiranë


Gjykata ka lënë në burg 65-vjeçarin dhe të riun që u arrestuan për abuzimin seksual me një 15-vjeçare në Babrru të Tiranës.

Abaz Doku dhe 20-vjeçari me iniciale K.P. u shfaqën në gjykatë kokëulur duke e mbuluar fytyrën nga mediat. Lidhur me ngjarjen e rëndë janë ndaluar edhe dy 15-vjeçarë por ata nuk janë paraqitur në gjyq për shkak të moshës së vogël.

Ngjarja e rëndë u zbulua para pak ditësh pas denoncimit të familjarëve të së miturës. 65-vjeçari Doku, i cili kishte punuar si roje në shkollën ku mësonte e mitura akuzhet për përdhunim e abuzim seksual ndaj së miturës.

Familjarët e 15-vjeçares kanë deklaruar se kishin lajmëruar drejtorin e shkollës në Babrru për ngacmimet ndaj së miturës prej rojes së shkollës por sipas tyre ankesa ka rënë në vesh të shurdhër.

65-vjeçari akuzohet se përveç marrëdhënieve seksuale me të miturën ka ftuar edhe të rinj të tjerë të lagjes që të abuzojnë seksualisht me të ndërsa pretendohet se e ka kërcënuar të miturën që të mos tregonte.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *