Vendosni fjalën kyçe....

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje nga Gjermani, 47-vjeçari nga Kosova ndalohet në Morinë


Një 47-vjeçar është e arrestuar nga policia e Kukësit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Në prangat e policisë ra shtetasi me inicialet H. H. (K)., banues në Smolicë të Kosovës.

47-vjeçari u kap në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, ndërsa ishte në kërkim pasi Gjykata Lokale Geilenkirchen në Gjermani i ka vendosur masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 10 vjet burg.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, mbështetur në Konventën Evropiane të Ekstradimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *