Vendosni fjalën kyçe....

“Jemi tmerruar” – OJF-ja për të drejtat e mediave citon 125 shkelje nga policia amerikane


Policia amerikane ka shkelur kushtetutën me arrestimet dhe dhunën kundër gazetarëve që mbulojnë demonstratat kundër dhunës së policisë, lidhur me vdekjen e afro-amerikani Goerge Floyd, ka thënë një grup ndërkombëtar për të drejtat e mediave.

Tubimet u pasuan nga trazirat në qytetet e mëdha.

“Jemi të tmerruar nga përdorimi i vazhdueshëm i veprimeve të ashpra dhe nganjëherë të dhunshme të policisë kundër gazetarëve që bëjnë punët e tyre. Këto janë shkelje të drejtpërdrejta të lirisë së shtypit, një vlerë themelore kushtetuese e Shteteve të Bashkuara,” tha Drejtori i Programit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CJP) Carlos Martinez de la Serna.

“Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve lokalë dhe shtetërorë që të përjashtojnë në mënyrë të qartë median nga rregulloret e orarit, në mënyrë që gazetarët të jenë në gjendje të raportojnë lirshëm.” – shtoi ai.

Që nga 29 maji, OJQ-ja me qendër në Neë York ka regjistruar të paktën 125 shkelje, përfshirë 20 arrestime, kundër gazetarëve që po mbulonin protestat, të shkaktuar nga vdekja e afro-amerikanit George Floyd, pas dhunës së një polici ndaj tij.

Policia ka goditur ‘dhjetëra gazetarë’ me gaz lotsjellës, spërkatës me piper ose plumba gome, edhe pasi të kishin shfaqur kartat e tyre të shtypit, tha CPJ, duke cituar burime të ndryshme.

Deklarata erdhi pasi mediat lokale dhe ndërkombëtare raportuan se gazetarët e tyre ishin sulmuar gjatë tubimeve të protestës dhe kaosit që pasoi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *