Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i është nënshtruar një testi për COVID-19 pas përhapjes së sëmundjes infektive në radhët e qeverisë.
Por për fat të mirë ai ka rezultuar negativ. Megjithatë ai shkruan në një postim në Facebook, se do të mbetet në izolim shtëpiak sipas rekomandimeve të epidemiologëve.
“Sapo i mora rezultatet nga testi i sotëm për Covid-19. Testi është negativ dhe nuk kam kurfarë simptome, ndërkaq derisa nuk i marr rekomandimet zyrtare nga epidemiologët, do të qëndroj në izolim shtëpiak”, shkruan Spasovski, citon Alsat.
Më tej ai thotë se u uron rikuperim të shpejtë të gjithë atyre që po përballen me virusin, dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat e distancimit social dhe rregjullat e higjienës-sanitare.