Vendosni fjalën kyçe....

Ndërrimet e drejtorëve të Kadastrës, ish-deputetja: Askush s’bën burg, për t’i dhënë Ramës Jalën


Sot u ndërrua për herë të shtatë në 9 muaj drejtori i Kadastrës problematike të Vlorës. Lidhur me këtë ka reaguar, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Nada Meçorapaj.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meçorapaj shprehet se dorëheqja e gjashtë në 9 muaj e Viola Himës, dëshmon se prapa kësaj qëndron një luftë midis bandash.

Meçorapaj thotë se në Shqipëri nuk ka një qeveri për qytetarët, por një bandë, që lufton me një bandë tjetër me qëllim për të grabitur bregdetin. Ajo thotë se as drejtori i shtatë i komanduar sot, Jurgen Pilikati, nuk do zgjasë shumë.

“Dorëheqja e gjashtë në Kadastrën e Vlorës është dëshmia më e pakundërshtueshme se Shqipëria nuk ka qeveri për qytetarët, por një bandë që lufton me një bandë tjetër për të grabitur bregdetin dhe pasuritë e tjera.
Vizitat qesharake blic të Erion Braçes dhe urdhrat e pavlerë politikë të Edi Ramës për t’i falur bregdetin e Jalit mikut të tij, kanë përfunduar në koshin e plehrave.
Nëse Edi Rama do të kishte harxhuar kaq shumë kohë dhe energji jo për të grabitur prona, por për problemet e vërteta të qytetarëve, sot nuk do të ishin në prag falimentimi me mijëra biznese.
As i shtati i komanduar sot në Vlorë nuk ka për të zgjatur, sepse askush nuk është i gatshëm te shkojë në burg për të bërë Edi Ramën pronar të paligjshëm edhe të bregdetit të Jalit.” –shkruan Meçorapaj.

Ditën e sotme Viola Hima u largua nga posti i drejtores së Kadastrës së Vlorës, 4 ditë pasi e kishte marrë këtë detyrë. Në vetëm pak orë pas largimit të saj nga detyra, u zgjodh drejtori i ri, Jurgen Pilikati, i shtati që vjen në këtë post brenda 9 muajve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *