Një 62-vjeçar i cili ishte i shtruar në shërbimin infektiv ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ministria e Shëndetësisë thotë se pacienti ishte bartës asimptomatik i virusit dhe shkaku i vdekjes së tij nuk është COVID-19 por ciroza hepatike.
“Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”– tha dr.Rovena Daja nga ISHP, e cila bëri përditësimin e të dhënave.
Sipas saj, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste me koronavirus dhe janë shëruar 14 qytetarë.