Vendosni fjalën kyçe....

Pak orë pas largimit të Himës, zgjidhet drejtori i ri i Kadastrës së Vlorës – I shtati në 9 muaj


Në vetëm pak orë pas largimit nga detyra të Viola Himës, zgjidhet drejtori i ri i Kadastrës në Vlorë, që për 9 muaj tanimë ka ndërruar 7 drejtorë.

Postin këtë radhë e ka marrë Jurgen Pilikati, i cili do të prezantohet sot në orën 15:00.

Zonja Hima kishte vetëm 4 ditë që ishte emëruar, për të mos u bllokuar puna në institucion pas dorëheqjes së Bilal Aliajt. Ajo do të kthehet përsëri në postin e nëndrejtores, ku ishte më parë.

Jurgen Pilikati është drejtori i shtatë që emërohet brenda 9 muajve në këtë Kadastër.

Bilal Aliaj që dha dorëheqjen rreth një javë më parë, kishte 4 muaj në detyrë. Ai kishte zëvendësuar Taulant Canametin i cili gjithashtu kishte qëndruar 4 muaj në detyrë. Para Canametit ishte Edona Hodaj e cila e kishte marrë detyrën në 19 shtator.

Para saj Alteo Nazeraj që ndenji vetëm 10 ditë në detyrë. Florian Alimadhi ishte para tij dhe kishte vetëm 5 muaj në detyrë. Pra 6 drejtorë në 9 muaj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *