Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët apartamenti në Durrës, humb jetën e moshuara


Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët një apartament në qytetin e Durrësit, duke i marrë jetën të vetmes banore që jetonte aty.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.9 në Durrës, në katin e dytë të një pallati, rreth orës 05:00 të mëngjesit. 70-vjeçarja me inicialet D.K, është asfiksuar si pasojë e zjarrit.

“Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

Paraprakisht dyshohet se shkak ishte bërë një cigare që e moshuara e kishte harruar të ndezur, megjithatë policia vijon hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *