Bie nga ura një vajzë e re e moshës 25-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Mallunxë në Mat, pranë vendit të quajtur “Kumia e Tullave”.
Sipas policisë, vajza e re me inicialet F.T ka rënë aksidentalish nga ura teksa ishte duke hedhur plehrat.
Pasi ka marrë ndihmën e parë shëndetësore, 25-vjeçarja është dërguar për ndihmë të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.