Janë shtuar sulmet ndaj policisë në disa shtete amerikane. Protestuesit u kanë vënë zjarrin dhjetëra makinave të policisë, kanë qëlluar me armë disa efektivë ndërsa kanë sulmuar me makinë të tjerë duke i lënduar.
Ngjarjet e fundit kanë ndodhur në St. Luis, las Vegas e Nju Jork, shkruan Daily Wire. Katër policë u qëlluan me armë në St. Luis ndërsa një në Las Vegas.
Ndërkohë në Nju Jork, një person çau gardhin e policisë me makinën e tij duke plagosur dy oficerë policie.
Pjesa më e madhe e SHBA-ve janë përfshirë nga protesta të dhunshme pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd. Protestuesit në disa shtete kanë grabitur dhjetëra dyqane e kanë dhunuar pronarët e tyre.